Press "Enter" to skip to content

Posts published in “Prozë”

Ridvan Dibra: Kasollja

http://tbn2.google.com/images?q=tbn:JspC36ifdPy5dM:http://letersia.zemrashqiptare.net/images/articles/2007_06/2275/u1_Ridvan-dibra.jpg“A mund të ndërtoj një kasolle të vogël?”, më tha miku im dhe tregoi me gisht vendin në krye të oborrit, aty ku, kohë më parë, kisha menduar të ngrija një kolibe për qenin, Francin.
“Kasolle?”
“Po. Të vogël. Sa për të futur kokën. Unë jam krejt i vetëm”.
Kërkesa e beftë e mikut tim më gjeti krejt të papërgatitur (siç më kishin gjetur përherë kërkesat e tija) dhe turli-farë mendimesh e ndjesish të kundërta më çoroditën të tërin, çoroditje që do të kishte vazhduar kushedi sa gjatë, po të mos isha kthjelluar papritur nga arsyetimi se një mik pranë, pavarësisht nga kushtet e rrethanat, vlen ku e ku më shumë se një qen.