Press "Enter" to skip to content

Kamala DAS: Epoka e Gurit

Burrë i dashur, kolon i lashtë në mendje
merimangë e vjetër trashaluqe, që thur rrjeta acarimi
ji i urtë. Ti më shndërron në një zog guri, pëllumb
graniti, ngre rreth meje një dhomë të zymtë ndenjeje
dhe padashje më qëllon turinjve ndërsa
lexon me zë të lartë ma gervisht gjumin e mëngjesit
ma ngul një gisht në syrin ëndërrues prapë
burra të tjerë hedhin hije në ëndrrat e mia ditore,
zhyten si diej të bardhë në pusin e gjakut tim Dravidik,
Tinëz rrjedhin ujrat e zeza poshtë qyteteve të shenjta
kur ti ikën, e ngas makinen time shkatarraqe blu
bregut të detit edhe më blu. Vrapoj përpjetë dyzet
shkallëve të zhurmshme e trokas te dera e tjetrit.
Përmes vrimash spiune, fqinjët më shohin tek vij
e iki si shiu. Më pyesni, të gjithë, më pyesni
Ç’sheh ai në mua, më pyesni pse e quajnë luan,
libertin. Më pyesni për shijen e gojës së tij,
më pyesni pse dora e tij dridhet si gjarpër
i rrahur para se të më mbërtheje pubisin
Më pyesni pse si një pemë e madhe
e prerë përplaset në gjinjët e mi
dhe fle. Më pyesni pse jeta është e shkurtër e
dashuria edhe më e shkurtër. Më pyesni
Ç’është lumturia e çfarë çmimi ka.

Shqipëroi Hekuran Koka

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *