Press "Enter" to skip to content

Ira KOÇI: Absurdi i poetëve

Poetët humbën çelësin e shpresës
Sënduqet e fatit u varrosën pa të zotët
Enigmat e shpirtit, udhërrefyes të heshtjes
Tani kodojnë testamentin e kotit

Marrosësit, besimtarët, çakejtë, mjeranët
Zotohen të paepurit të jenë varrimtarë
Shërbëtorët e devotshëm mallkojnë fjalët
Idiotësitë e tyre groposin çdo thesar

Kur në botë vdesin një nga një poetët
Qeveritë emetojnë pa fund bono thesari
Siç duket, nga drithmat, elektrizohen të shkretët
Nga frika se poetët fonde do kërkojnë nga varri

Përgatiti për botim Shqipto.com

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *