Zë fare pak vend
më e shumta një metër kub në kuzhinë
Alain Bosquet
1.Nxjerrë prej asgjëkundi dhe i pathirrur
2.
Njerëzimi tërhiqet pak kohë në aktet e përdhunshme të foshnjërisë së vet
3.
Shkruhet diagnoza e temperaturës së lartë emocionale
4.
Kur muza i vë në dorë një lirë, ndalon rrjedha e lumit,
zbuten bishat, përkulen pemët dhe gurët lëvizin
Përtej historisë, përtej sajesës
Ose, siç thotë vetë, “sa madhështore është e gjitha kjo, ndonëse jo e vërtetë”
5.
Përveçse nxit ndjenja, pasione, përse tjetër
e nxjerrin nga shteti këtë të shkretë,
ashtu pastrehë, ashtu rrënjëzënë
në mbretërinë e ideve
duke menduar për lirinë,
sepse kush tregon ëndrrën e vet, duhet të jetë
krejt i zgjuar nga gjumi
6.
Fjalët “thotë shpesh gjëra të bukura, por pa e ditur se ç’bën” si shi engjëjsh mbrojtës
7.
Duke hyrë në masë, shkëlqim, harmoni
ky helm i ëmbël quhet rrezatim i qenies hyjnore
8.
Megjithatë ndërsa këmbët rrahin tokën
e sheh se engjëjt i hapin rrugë
ndërsa kundron shtëpitë, pallatet, qytetet
ndërsa kundron artet dhe shkencat
mendon se sado i tokës të jetë njeriu, është
Zot i saj, është Zot mbi tokë,
kurora e gjërave të gjalla
9.
Poeti luan, mendon, ëndërron:
Zotit i duhet t’ia ndjekë shakatë –
tek bën gjëra më të mira se natyra,
tek bën gjëra të reja që s’i njeh ajo
10.
Ndërkaq rritja e gjërave është e vërtetë. Ndërkaq
oqeani është oqean, alpet janë alpe,
ndërkaq furtuna është furtunë
11.
Po aq e vërtetë është edhe thirrja e tyre për t’i riemëruar
12.
Prandaj ndjehet pesëmijë vjeç
13.
Shikon se çfarë ishte, është vetëm hija e vjetër
Si zogu që desh të jetë i ngjashmi që këndonte
i vetëm në degën më të lartë
14.
Shikon se mund t’ia heqë të artin disk diellit
të gjejë atë që ndrin atje: lavdinë e vërtetë
15.
dhe është vetë Ajo
16.
Shikon se duhet të jesh Vetvetja, t’i japësh secilit çfarë meriton
17.
Duhet të jesh i Vetmi
18.
Dhe pse është ai që ulet mes fushës t’i marrë erë lules që çeli në ag
19.
Dhe pse është ai që vetëm për këtë i duhet të qajë







Be First to Comment