Press "Enter" to skip to content

Netë shkurti

Nga Ervin Hatibi
Të shtëna
Nata shpohet e pikon
U mbush qyteti me ujë prej macesh
Të shtëna, të shtëna
Rrëzohet gjumi përmbi nënat
Rrjedh nëpër udhë qumështi i gjirit
Valiumi
Frika qytetare, meshë e mekur nën bankat e drunjta
Të shtëna të shtëna
Zhurmojnë nëpër qepalla këpucët e rënda
Me këmbë të mitura ushtarësh brenda

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *