Më ngri nga pluhuri ku kam rënë
Më laj me lot, më thaj me flokë
Merrma fjalën ku e kam lënë
Më vidh, merri e më lër trokë
Në prapë të rëntë rruga nga unë
Në më pafsh një tjetër ditë
Mbyllmi sytë të bie në gjumë
Në ëndërr të harroj mëritë
S’ja vlen, jo, t’i mbash ndër mend
S’ja thua dot kurkujt asgjënë
Tregomë, të fle, një tjetër vend
Me diellin shtrat, me jastëk hënën
15 shkurt 2013
Autori








Be First to Comment