Do i kthehem botës me inat
E do ta shaj me racë e sërë
Natën do i dal para si lugat
Do hakërrehem t’i tremb të tërë
Do ta bëj, se ty të shanë
E mua zemra më zuri
S’e le dot pa i dalë mbanë
Do ta bëj, për fjalë burri
[rml_read_more]
Do më shohësh sa jam trim
E më shumë do më duash
Ty të shanë, shanë nderin tim
Po s’e bëra, burrë s’do më quash?
Ç’do mendosh ti vallë, sikur
Botës para mos i dal
Por nga larg t’i bje me gur
Apo më mirë fare ta fal
Ta fal se botë e shkretë s’të di
E flet përçart nga zilia
S’di seç dimë unë e ti
Ndaj dhe flet njerëzia
Kur e shoh se ti s’mban vesh
Ul kokën qesh si budallai
Sytë fsheh se mos m’i gjesh
E do më qeshësh ti pastaj
Bota të shau, e seç u tha
Nga ty deshi të më ndante
Pa tjetër do ketë qenë shaka
Larg teje s’mundi të më mbante
1 korrik 2007

Be First to Comment