Sonte,
sytë e tu
nuk janë më
vetëm për pikturën e vjetër
varur në murin e gjithësisë tënde.
Sonte,
ca ngjyra të reja,
forma,
grimca shikimi të vjedhura
të çojnë në një tjetër ëndërr
të mbështjellë me një kornizë
më të bukur.
Nesër,
dy sy të tjerë
do ngulen
mbi ngjyrat e vrara nga koha
në telajon e vjetër,
që ndoshta
varur do jetë
në një gjithësi tjetër.
1 qershor 2010
Autori

Be First to Comment