Press "Enter" to skip to content

Larg një shtrat

Ku isha mbrëmë që s’të kisha?
Frymën tënde pse s’e ndjeva?
Ç’kisha mbrëmë që aty s’isha
e që heshtjen dot s’e theva?

Ku ishe që mbrëmë s’më kishe,
kur të preka por s’më ndjeve?
Ç’kishe ti që aty s’ishe
e që puthjen dot s’ma ktheve?

Ku ishim vallë e vallë ç’kishim?
Në një shtrat e prapë s’u ndjemë.
Ç’kishim vallë që pranë nuk ishim?
Dhe pse pranë ramë të flemë.

1 korrik 2007

Autori
Dritan Kiçi
Dritan Kiçi

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *