Press "Enter" to skip to content

Osmozë

Pylli, më gjakftohtë se unë,
hyn në mua,
me gjethe, rrënjë e trungje,
bletë e insekte m’i nis në tru,
zogj e cicërima në zemër,
lulet në sy,
rrënjët në thembër!

Pylli im gjakftohtë,
mbushet gjethe,
me klorofil më pllenon.

Burrë shtatzënë,
në këtë pranverë!

Vijnë shirat me sy të lagur
e ofshajnë dridhshëm mbi mua.
Pylli më ndryshon prajshëm,
më bën
Grua!

Autori
Arbër Ahmetaj
Kryeredaktor   | [email protected] | Website

Arbër Ahmetaj lindi në Tropojë në vitin 1965. Është diplomuar për farmaci në universitetin e Tiranës dhe atë të Gjenevës. Në vitin 1986 filloi bashkëpunimin me shtypin shqiptar të asaj kohe dhe më pas punoi si gazetar në departamentin e informacionit në TVSH. Në vitin 1993 iu bashkua Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe u specializua për diplomaci në Oksford, Uashington, Gjenevë dhe Maltë. Pas detyrave të ndryshme në këtë ministri u emërua Sekretar i Parë në Ambasadën Shqiptare në Bukuresht. Nga shtatori i vitit 1997 jeton në Sion të Zvicrës, ku ushtron punën si farmacist. Disa nga veprat e tij në prozë janë "Fletëhyrje për në varr", "Varri i braktisur", "I huaji, ai kosovari", "Një natë te Luiza", "69 gra", "Procesi 3K", si dhe librat me poezi "Më mori malli e dashur" dhe "Poezi". Nga viti 2020 është Kryeredaktor i Revistës Letrare.

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *