S’ish diç tjetër dashuria jonë
ikte, rikthehej dhe na sillte
një qepallë të ulur të tejlargët
një buzëqeshje të ngurtësuar, humbur
mes barit mëngjesor
një guaskë të çuditshme,
që shpirti ynë rrekej ta shpjegonte me ngulm.
Dashuria jonë s’ish diç tjetër,
prekte butësisht mes gjërave që na rrethonin,
të shpjegonte përse nuk deshëm të vdisnim
me kaq zjarr.
Dhe nëse u mbajtëm nga këllqe të tjera
dhe nëse pasqafa të tjera përqafuam gjithë forcë
dhe nëse bashkuam frymën tonë me frymën e atij njeriu,
dhe nëse sytë i mbyllëm, s’ishte diç tjetër,
veç brengës së thellë të mbahemi brenda ikjes.
Përktheu: Eleana Zhako
Autori










Comments are closed.