Nëse n’shpirt thahet kujtimi
Nëse n’shpirt thahet kujtimi,
do të shtri trupin plot gjelbërim,
mbi petalet e harrimit,
do të thur nyjet e shpirtit tim.
Nëse ëndrrës ia vjedh natën,
do t’nis zemrën në lundrim,
le të dehet bashkë me hënën,
të ndrisë reliktin e qiellit tim.
Le të dalldiset hëna, yjet,
të kërcejnë pa mbarim,
le të digjet përqafimi,
n’afshin e mallit pa mbarim.
T’du
T’du si n’takimin e parë,
ku përndizen buzëqeshjet tona
e rrahjet e zemrës ngulfatën frymën.
T’du si rrezet e diellit rënë mbi
shpirtërat tanë në netët e vona
afshe mbuluar.
T’du kur damarët ndizen
e zemrat m’pihen sa herë qiellit
ja vjedhnim yjet.
T’du se thjesht je ti
je jeta ime
je Dashuri.
Amshim
Në këtë muzg po të kërkoj
Mbërthej trupin me krahët e tu
Eja pa trokitur, pa bëza
Eja se të pres nën strehën e këputur
Të shpirtit tim
Nën qiellin e yjeve amëshor
Le të dergjem në prehrin tënd
Si dergjen buzëshkrumbuarit në shkretëtirë
Eja, amshim
Se të pres në honin e hapur të shpirtit tim
Me melodinë e kangëve të pa këndueme
Të stinëve t’jetës
Eja se jam në hall e mall kam veç për ty Amshim!







Be First to Comment