Press "Enter" to skip to content

Katakombet

Thoshim: “Përgjithmonë do të ekzistojë deti,
që t’u japë gurëve bardhësinë e kripës”.
Thoshim: “Përgjithmonë do të ekzistojnë shkëmbinjtë,
t’i japin ujit të kripur kokrrizat e rërës”.
Dhe jemi të sigurt ne të dy,
ne, që ngjanim kaq shumë me shkëmbinjtë dhe detin,
jemi absolutisht të sigurt se çfarëdo ndodhtë,
gjithmonë një hovje brenda nesh do na bashkojë.
Sot asgjë s’lëviz më mes nesh.
Asgjë. Ende s’e themi hapur.
Vetëm se shmangim proverbat e vjetra.
E vështirë nuk është të pranosh një vdekje të re,
por të ngresh sërish një bust të vdekuri,
brenda katakombeve të tua gjarpëruese.

Paris, janar 1960

Përktheu: Sokol Çunga

Autori
Titos Patrikios

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *