Shtëpia e letërsisë shqipe

Statujave të tërmetit

Një stuhi e nëndheshme
i tërboi gjethet e rëna.
Nëpër rrugët e ëndrrës
morën formën e betonit
e iu sulën jetës pamëshirshëm,
brenda mureve të shtëpive
për t’i bërë orenditë gërmadha
e nën to gjumin ta përjetësonin
në trajtën e statujave të tërmetit,
duke lënë pas thirrjet drithëruese
të zërave kërkues.

Autori
Ramadan Bozhlani

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.