Pse të kthehemi Atje ku kemi plagën dhe plaga s’do na njohë
Më mirë këtu në pyllin e murrmë ku shkëlqejnë plagët e mareve
Dhe pse matanë pyllit na pret shi e llohë.
Më mirë këtu ku gjinkallat kanë plasur prej vitesh
As vapë, as thashetheme, veç të humbur në Kohë
Po fundja ç’është Koha: një gënjeshtër në vetën e parë
Një gjest i zgjatur si dora kur ndez një fishekzjarr.
Pse të kthehemi atje ku plagët duan t’i mbajnë të gjalla
T’i kthejnë në kavie të eksperimentit Dje
Ti shfletojnë plagët si libër përrallash dhe veten të gjejnë Atje…
…matanë pyllit na pret shi e llohë…
Libraria “Barnes & Noble, Union Square, Manhattan”, 23 mars, 2019
(Shkëputur nga vëllimi i ri “Ankimi i Luciferrit”.)
Autori







