Trill që nuk fle
Pas meje
një lumë i verbër
derdh zemërimin,
e unë në pamje deti
mbledh vuajtje ujë.
Kohën e lexoj nëpër njolla dielli,
histori dhe trill.
Histori ujëvarash që s’u shkelën,
ujë që fle e s’rri nën urë.
Trill që duket
si të kish zbrit prej qiellit,
trill që nuk fle gjumë.
Ajo urë…
Ajo urë mbi lumin e jetës,
ku ikin njerëzit një nga një,
të pyes nga shkon e s’më përgjigjesh,
as lutja e të gjithë botës nuk të kthen!
Ajo urë pendestare tejkalohet,
më përtej gjithçka mbetet mister,
misteri i vdekjes nuk tregohet,
po nëpër mend e kemi sjell.
Ajo urë mbi lumin e vdekjes,
ku ikin njerëzit një nga një,
të pyes nga shkon e s’më përgjigjesh,
as pendesa e gjithë botës nuk të kthen!
Autori







Be First to Comment