Unë kam një ëndërr,
ëndërr blu…!
Koha në gjilpërën prej pambuku të jetë imja.
Të jetë imja dhe shëtitja e fluturave,
aroma e shiut, perëndimi i diellit dhe shkreptima e shkurtit.
Kam një ëndërr!
Të qëndroj mbi flluskë,
shkuma e sapunit të jetë imja.
Të jetë imja edhe shiu i verës,
kënga e gjelit dhe fytyra e shpirtit të nënës sime,
vallja e yjeve, gurët e lumit, era e malit dhe shpirti blu.
Kam një ëndërr;
portokalli të jetë katror, hëna të ketë fustan,
sytë të nuhasin, shpirti të ketë sy me qepalla të mëdha
dhe mendja të ketë zemër trekëndëshi,
ajri të ketë ngjyrë, shiu të jetë jeshil dhe i nxehti të jetë i lëngshëm.
Unë kam një ëndërr; të mos zgjohem,
të mos kem trup, vetëm shpirt,
të mos eci në tokë, vetëm në ajër,
të mos qaj, vetëm të qesh.
Kam një ëndërr, ëndërr rrethore;
natyra të jetë imja, sendet mbajini ju.
Dija të jetë imja, reklamën mbajeni ju.
Paqja të jetë imja, zhurmën mbajeni ju.
Ju, hipokritët, të zbrazurit në shpirt,
në mendje, në ëndrra, në tinguj dhe në kocka.
Ah, por bota s’është e imja,
ëndrrat, vetëm ëndrrat janë të miat;
suksesi është i juaji…!
Koha në gjilpërën prej pambuku

Autori
More from Autorë të huajMore posts in Autorë të huaj »









Comments are closed.