Më kujtohesh harresë
shërbyese të kishte
koha.
Gjatë punëve
mblidhje për të mbeturinat
groposje njerëz
laje me shtupë gabimet
maskoje çfarë kishe mundësi.
Habitem si
nga pastruese
befas u bëre e përzgjedhur.
Dyshoj
se rrëmove shishen
me aromën
e një dashurie të vdekur.
Hodhe mbi vete ca pika
kundërmoje erë e njohur
dhe u ngrite në detyrë si kujtesë.
Përktheu: Eleana ZHAKO









