Ditët janë pela të bardha e shterpa, pa shalë e pa ngarkesë, ndaj s’duhet të presim ndonji gja të madhe prej tyre, përveç shkrofëtimës nervoze e sidomos jargëve të argjendta, që janë ftesa bujare për gostinë shtazarake të së nesërmes. Pela që lëshohen turravrap mbi rrafshinën e bardhë të kohës,…




