Pa titull
Epokë e ngatërruar në fije të errëta,
përpiqet në antivlera e vuajtje.
Dëshiroj. Ëndërroj
se si ajo që kanë lënë pas
udhëtarët e palodhur
të shërohet.
Dielli ngroh e djeg
lëkurën e tokës.
Qenia jonë
le të ujisë rrënjët e sëmura.
Detet çarë thellë
në këmbët e thellësisë
që na lëkund
si fletë.
Kjo epokë me maska
të shëmtuara
na përqesh.
Kujtohu,
zgjohu.
Alegria e zogjve
një ditë do të kthehet
nga vise të largëta
e panjohje.
Me zë të lartë
thërras e lutem:
epokë,
ndrysho
të nesërmen
midis nesh.
Nata e qiellit tim
Qielli im ka ndryshuar:
në hapësirat midis majave të pemëve
hije zogjsh shkëmbejnë udhët.
Qielli im ka ndryshuar:
mijëra re të vogla
vrapojnë mes yjeve.
Pa titull
Erëra
në lëndinë.
Rrebeshi
i lotit
çdo lule
përkëdhel,
çdo petal
përpin.







Be First to Comment