Press "Enter" to skip to content

Si të shkruash në 8 hapa një novelë të suksesshme

Veta dhe koha  
Vendosni se si do të shkruani novelën. Do të rrëfejë heroi? Pra, do të jetë në vetën e parë? Apo rrëfyesi është një vëzhgues i paprekshëm dhe i ftohtë, që shikon nga lart, si Zoti? Megjithatë, nëse në ndonjë nga skenat do t’ju duhet të hyni në kokën e ndonjërit prej personazheve, zgjidhni heroin, ose ndonjë tjetër, po aq të rëndësishëm sa ai.

Dialogët
Ajo që gjithnjë më ngre nervat te dublimet në shqip të filmave është falsiteti i tmerrshëm i gjuhës së personazheve. Kjo ndodh dhe me shumë vepra letrare. Personazhet kanë shpesh një gjuhë puritane, të pavërtetë, artificiale e të bajatshme. Një dialog i tillë më bën ta lë librin në mes dhe të mos lexoj më asgjë nga ai autor. Mënyra më e mirë për të provuar dialogët është t’i flasësh me zë të lartë e të dëgjosh nëse duken natyralë apo jo. Mundohuni të jeni të ndershëm dhe bëni pyetjen: vërtet kështu flet në jetë një njeri që i ngjan personazhit? Do ta shihni që përgjigjen do ta merrni vetë.

Drama
Kjo është një ndër gjërat më të rëndësishme. Nëse nuk arrini të përmblidhni gjithçka në disa fjali, besoj se historia nuk është edhe aq e fortë sa duket. Me siguri do t’ju hapë punë gjatë shkrimit, sepse do t’ju duhet të shpjegoni plot gjëra. Një shembull: Otellua është historia e një ushtaraku që vrau të shoqen nga xhelozia, e cila iu ndez nga intrigat e të tjerëve dhe në fund u pendua keq. Nëse drama juaj nuk ka një element bazë dramatik të përmbledhshëm në një fjali, është mirë të uleni dhe të mendoheni edhe pak.

Zhvillimi dhe përshkallëzimi
Drama është baza, por pa një aksion të dallueshëm dhe një rrjedhë dramatike ku lexuesi përpihet nga një tension dhe dëshirë për të vazhduar leximin, çdo gjë mund të shkojë kot. Ndërtoni gjithçka duke pasur në mendje që ritmi dhe tensioni duhet vetëm të shtohen, deri në shpërthimin final. Nëse ritmi dhe tensioni bie rrugës, do bien dhe qepallat e lexuesit dhe ju siguroj që nuk do ta mbarojë librin.

Pages: 1 2 3

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *