Nëse do i hiqje autorësinë kësaj poezie, do ish e lehtë të mendohej se është shkruar nga ndonjë filozof idealist i krishterë, i frymëzuar nga e mira dhe vetmohimi. Ky krijim, megjithëse modest nga ana letrare, flet për dyzimin e tejskajshëm të personazheve që bëjnë historinë e botës dhe për faktin se asgjë nuk është bardhë-e-zi. Njerëzit vendosen në hartën e ngjarjeve nga rastësia, ecin me rrjedhën, ëndërrojnë, dashurojnë, vrasin, urrejnë e ligësohen në të njëjtën jetë.
Në Betlehem u pa Jezu Krishti,
në Nazaret e njohu bota,
në malin Tabor e admiruan,
në Golgota e besuan
e përmes ungjillit e duan.
I vetmi i vërteti revolucionar,
që në kryq u bë flamur e krah,
për të lartësuar njerëzimin,
në bukurinë e besimit hyjnor.
E shoh si aksin e historisë,
që shekujt i vallëzojnë përreth,
njerëzit i mbështeten te kryqi,
dhe shohin ata sy që shpalosin
rrugët e përjetësisë.










Be First to Comment