Press "Enter" to skip to content

Posts published by “Revista Letrare”

Konstantin DHAMO: Pak aritmetikë

Shtëpia e saj ndodhej në njërën nga ato pak rrugica të Tiranës, që i kanë shpëtuar prishjes së pandalshme.Portën, një portë të madhe veshur me llamarina dhe të lyer me një gri të shpifur , ma hapi ajo, prostituta e kthyer. E kush mund të ma hapte tjetër, përderisa ma kishte thënë se jetonte vetëm. Por sa nuk më pëlqente ta quaja prostitutë !
Si je, më pyeti dhe buzëqeshja mezi ia çeli fytyrën e përfshirë nga një zbehtësi mërzie. E çfarë prostitute mund të ketë qenë kjo, arsyetova kur, edhe pse e grimuar me kujdes e shije , dallohet menjëherë që është rreth të pesëdhjetave.