Press "Enter" to skip to content

Posts published by “Revista Letrare”

Ymer Minxhozi: Vetmia gri

çift pleqsh– Po bie dera! – tha plaka.
– Është era. E përplas era, – i përgjigjet plaku, me përtesë.
– Po ti shiko një herë. Unë e dëgjova. Dikush trokiti!
Plaku ngrihet me ngadalë nga stoli ku është ulur në ballkon, del në koridor dhe mban veshin. Askush. Ai kthehet përsëri, ulet në stolin me jastëk dhe hap gazetën.