Shtëpia e letërsisë shqipe

Dragoit

Jam një draguaDragoi
E mbi shpatullat e mia
Kalëron vetë Zoti

Hap krahët e ndjej erën
Ajri më ngre fort
Atje ku dhe zoti nuk shkon dot

Mbi tokë nuk kthehem
Se njerëzit kanë frikë
Nga flaka ime që përzhit

I lodhur rrah krahët
Më ndjen kalorësi im
E në sy më sjell një vegim

Na ishte një herë
Një bishë në parajsë
I krijuar që botën të vrasë

Tre herë përplas krahët
Për shtatë ditë fluturim
Nëntë male kalon vrulli im

Por jo, jam i lodhur
E krahët i kam të mpirë
Dhe këtu lart tani jam i lirë

Askush s’më rri pranë
Por vetëm nuk jam
Se zjarrin brenda vetes kam

Unë jam dragoi
Dhe vij nga legjendat
Që ju njerëz të harroni brengat

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.