A ke ndonjë zgjidhje për hallin tonë?
A ke ndonjë zgjidhje për këtë anije të shpuar,
që as pluskon,
as mbytet…
Unë personalisht…
i pranoj të gjitha zgjidhjet prej teje…
sepse kam pirë nga uji i detit
mjaftueshëm…
Ma ka thekur dielli lëkurën
mjaftueshëm…
Peshqit e egër ma kanë grirë mishin
mjaftueshëm…
Unë personalisht…
jam lodhur nga udhëtimet,
jam lodhur edhe nga vetë lodhja.
A ke ndonjë zgjidhje… për këtë kamë,
që na ngulet… dhe s’na vret?
A ke zgjidhje?
për këtë opium që pimë…
e s’na drogon…
Unë personalisht…
dua të pushoj…
mbi çfarëdo guri…
Dua të pushoj
mbi çfarëdo supi…
Dua të pushoj…
sepse jam lodhur me varkat pa vela
dhe nga rrugët pa trotuare.
M’i trego zgjidhjet e tua, zonja ime!
Ja ku e ke dhe firmën time, para se t’i shoh…
dhe lërmë të fle…
Përktheu: Elmaz Fida