Profesori:
Nxënësi Hamlet!
Nxënësi Hamlet:
(Kërcen nga vendi)
…Hë… çfarë… më falni… çfarë po ndodh…?
Çfarë ka… çfarë është?
Profesori:
(I pakënaqur)
Nuk mund të përgjigjeni “këtu”, si gjithë të tjerët?
E pamundur, jeni ende me krye në re!
Nxënësi Hamlet:
Të jesh a të mos jesh me krye në re!
Profesori:
Mjaft! Lërini numrat. Dhe më zgjedhoni foljen “jam”,
si gjithë të tjerët. Kaq po ju kërkoj!
Nxënësi Hamlet:
To be…
Profesori:
Në frëngjisht, ju lutem!
Nxënësi Hamlet:
Mirë, zotëri.
(Zgjedhon)
Unë jam ose unë nuk jam
Ti je ose ti nuk je
Ai është ose ai nuk është
Ne jemi ose ne nuk jemi.
Profesori:
(Shumë i pakënaqur)
Por ju nuk jeni aty, miku im i gjorë!
Nxënësi Hamlet:
E saktë, zoti profesor!
Unë jam “aty” ku nuk jam.
E në fund krejt e duke e menduar,
të jesh aty ku nuk je,
kjo mund të jetë edhe çështja!
Përktheu nga frëngjishtja: Mirela Leka Xhava











