Press "Enter" to skip to content

Poezi

Makth

Pendë të zeza në barkun tim.
Në fluturim,
i shkul nga mishi im.
Qielli pas meje
nxin.
Pendë – lakuriqë
më shqyejnë mëlçinë,
gjak i zi – re,
mpikset
mpikset
mpikset
prehet mbi të fëmija,
zgjuar.
Ikim.
tash’ mund t’ikim.
Fundi i botës
mbërrin.

Prill 2018

Natën mëkoj

Kjo hënë,
frymën ma mban ende pa dalë,
pas veshi më rri, më pëshpërin;
guduli kam dhe pa e parë;
as djeg, as ndrin… ç’është kjo çudi?!

Kjo hënë,
mbi flokë më ulet e më zbardh,
krejt pa teklif, krejt pa më pyet’
zë ndihem si e zënë në faj,
dhe pse askujt në qafe s’i bie.

Kjo hënë,
qerpikët m’i mban peng,
bëj të mbyll sy’ e sy’ dot s’mbyll.
Dritë e bekuar djeg’ këtë natë,
nata ndriçohet, sytë në terr…

Kjo hënë,
në pikla yjesh lëkurën ma l’mon,
flokët e bardhë derdhen mbi gjinj’,
(s’e di, Venera kësaj i thonë?)
nata tek unë nginjet, qumësht pi…

26 maj 2018

Autori
Suela Bako

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *