MBETURINAT
Menxa plot. Pastruesja del në krye me një zë të trashë prej duhanpirëseje:
– Në qoftë se nuk jeni kafshë (dhe e përsëriti tri herë), atëherë mos hidhni përtokë mbeturinat, as këtu, as nga dritaret e ballkonet, as në lulishte. Në shtëpitë tona nuk gjen në dysheme as një fije shkrepseje, pa le bisht cigareje! Kjo është shtëpia jonë e përbashkët për këto ditë e muaj që jemi këtu. Pra, të sillemi si njerëz, por do ta bëjmë këtë, në qoftë se nuk jemi kafshë.
Të nesërmen nisën të hedhin përtokë mbeturina edhe ata, që nuk kishin hedhur kurrë më parë dhe bërlloku e qentë u dyfishuan në mjediset e institucionit rehabilitues shëndetësor.






Be First to Comment