Press "Enter" to skip to content

Sazan GOLIKU: Prozë

 

 

 

PËRBINDËSHI I RI
Sa doli nga barku i nënës, ai nuk qau; u shpëtoi duarve të gjakosura të mamive dhe klithi:
– Ju po vrisni veten!
Dhe ashtu lakuriq, mori vrapin…
Fluturoi mbi tymtarët dhe u mbylli grykat; mizërinë e automobilëve e veturave i ngriu në vend; gjeti të atin duke prerë me motosharrë lisin e fundit të pyllit dhe i preu kokën; puset e naftës i ktheu në puse uji; mblodhi udhëheqësit e botës, të mirë e të liq, dhe i burgosi në Hënë.
U rikthye epoka e akullnajave me një pamje tjetër: akujt ishin të zinj. Përbindëshi i porsalindur kishte ngrirë mes tyre.
… Pas dy mijë vjetësh ai mbiu mes dy maleve si fije bari.

Pages: 1 2 3 4 5

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *