Press "Enter" to skip to content

Rekuiem pёr poetёt

Pёr Ardianin

Njё njeri nuk jeton mё.
Na la pa bujё, asnjё gjest teatral nё ikjen e tij,
asnjё zhurmё,
kur ёndrrat ia errёsoi njё kryq i drunjtë,
vendosi tё mos kapej mё pas botёs,
pas kёsaj jete tё shndrritshme.
Nga fundi psherëtinte, nuk kёndonte.
Lumenj melodish shndërroheshin nё kёngё tё vjetra
brenda tij.
Ne, jashtё, dёgjonim vetёm fjalёt e jehonёn.
Ishte poet.
Nga dhembja pёrthyhej,
ndërsa ne nuhasnim erё bukurie.

Pse përpëliten pёrjetёsisht poetёt?!
Mos vallё i plagos krijesa e tyre: fjala?
Poetёt tё pёrplasin nё fytyrё
atё shpirt qё e quajnё thjesht “sy”,
e ndёrsa heqjen dorё ngatёrrojnё me paqen,
shkojnё drejt humnerёs.
Nё fund, nё njё strehёz tё zakonshme rehatohen,
si vdekatarёt.
Tё gёzosh Hiçin, ç’ide madhёshtore!
Vdekja e tyre ёshtё kaq e rёndё,
humbje e thellё vetëvrasja – përcjellje drite,
si muza hyjnore e poetit, si shpirti, si syri.

Ah sa dua t’i shkund me forcё poetёt,
njё nga njё, me radhё, tё gjithё;
ata qё mё mёsuan tё shoh e tё vёzhgoj,
ata qё mё lodhën sё ndjeri,
ata qё mё bёnë tё kuptoja tharmin.
Mё vjen t’u kёlthas nё fytyrё tё mjerёve,
sepse, pa ta, nuk do tё isha Unё.

Sepse jam bёrё me kohё
pre e brishtё, kaq e ndjeshme ndaj bukurisё.
Jam shndërruar në antikonformizëm kundёr etiketёs,
depresioni i tyre kundrejt botёs.
Kёsaj bote qё ata e duan, e urrejnё, e fshikullojnё, e pёrkёdhelin,
qё e ngjallin nga hiçi,
e qё nё hiç me pёrbuzje i kthen.
E pёrjetshme shija e hidhёt e pafuqisё,
nostalgjia pёr kohёt primitive
qё s’i jetuan dot,
por i dëgjuan, pёrfytyruan dhe i deshën me shpirt,
siç duhet mishi yt,
a atdheu,
nga ne njerёzit, rёndom.

Poetёt e duan atdheun,
siç duhet njё dashnor i paarritshёm,
me dhembje…
Ndёrsa ne endemi mё kot nёpёr botё –
dashnorё tё dramave tё vogla.
Ata, yjet mbledhin,
ne veç i adhurojmё.
Poetët dashurojnё tё pamundurёn,
ne me rastёsinё luajmё,
dhe ia pёrplasim nё fytyrё tё pёrditshmes,
qё e urrejmё,
e fshikullojmё,
e pёrkёdhelim,
e dashurojmё dhe e mbledhim
nё njё thes tё madh e tё thellё
si humnera ku takohen tё gjithё poetёt,
si jeta jonё, e hedhim.

Ja, pra, kjo ёshtё e keqja:
Ata, poetёt, na mashtrojnё kaq bukur!

(Shkëputur nga botimi në print i “Revista Letrare-Pranverë”)

 

Autori
Romelda Bozhani