Press "Enter" to skip to content

Çudi e madhe

Çudi me ne
i thyejmë gishtat pas të vjelave të atdheut
pa u gatua mirë ia hamë bukën tjetrit
në gropë të syve e varrosim pafytyrësinë
si cubat kllapisim duke ëndërruar kryevendin

çuditërisht
një zë i zënë në bronz na tremb në gjumë
dhe qajmë si fëmija për shembjen e kalasë prej zalli

çudi me ta
në shtëpi të çudive luajnë rolin e zotit të saj
shndërrohen në engjëj të ardhur nga nëntoka
në trup e vizatojnë nga një plagë dheu
më të madhe se këmisha e luftëtarit t`paemër

çuditshëm
edhe sot me short e ndajnë shtizën e flamurit
që e valëvit atdheun në pëlhurë të huaj.

Autori
Ramë Oraca

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *