Burgu i diellit
Kur unë vij
dielli ikën…
Se jam diell.
Kur ti vjen
unë iki…
Se ti je burgu.
***
Pranoje e dashur
mbi ty hak mbërthyer një kryq.
Përndryshe zilia që ke për zogjtë shtegtarë
ç’kuptim do të kish.
Lëmshi
Ëndrrat, tradhtitë, mungesa ime e gjatë
ta marrin shpirtin, e mbledhin, e ngjeshin
dhe si lëmsh që torturon, e lënë në mes të gjoksit
Provoje nga sytë ta pikosh
Dhe po s’munde, dehu një natë deri në gjithneveritje.
Pastaj… puthjet tona, ditët e lumtura;
pendimin e hidhur, brengën e ligë
dhe dashurinë që të kam dhënë… vill!
Autori








