E rinjoha përmes pasqyrimit të fytyrës mbi enët prej porcelani dhe qeramike, që zinin fletën e xhamtë të vitrinës së një antikuari. Në fillim e pata të vështirë të dalloja ndonjë ndryshim mes asaj çka kish mbajtur të kyçur kujtesa ime dhe kësaj tjetrës, që diç u përpoq të vizatonte…





