Shkojnë e vijnë njerëzit mbi tokë.
Ndalojnë për pak, qëndrojnë kundruall,
flasin mes tyre.
Më pas ikin, kryqëzohen,
ngjajnë
me gurë, që vështrohen.
Por ti,
nuk anove, ece drejt, kalove
përmes meje, nën harqet e mia,
sikurse dhe unë: eca drejt, kalova përmes teje,
nën harqet e tua.
Qëndruam njëri brenda tjetrit,
si të kishim mbërritur.
Duke vështruar sipër nesh dy botë,
në shkëlqim e lëvizje të plotë,
u shtangëm të mahnitur nën pamjen e tyre.
Ishe ujë,
përmbyte brenda meje gjithë sternat e mia.
Ishe dritë, u përhape;
gjithë rrembat e mia u bënë papritur
një rrjet ndriçues: në këmbë, në duar, në gjoks, në ballë.
Yjet vështrojnë,
si dy milionë galaktika të vogla
dhe më tepër,
popullojmë tokën.
Përktheu: Eleana Zhako










Be First to Comment