Neologjizëm vjen nga greqishtja (neo: e re dhe logos: thënie, shprehje). Pra, neologjizmi është krijimi i fjalëve apo shprehjeve të reja, që nuk kanë qenë më parë në fjalorin e gjuhës shqipe, të cilat, përgjithësisht, kanë një autor krijues.
Neologjizmat formohen për arsye të ndryshme: për arsye artistike-stilistikore dhe gjuhësore, si nevojë e gjuhës për t’u pastruar nga fjalët e huaja apo pasurimi i saj me fjalë, që rrënjën e kanë te shqipja.
Po të ndalemi në neologjizmat që sjell Kadare, shohim një larushësi gramatikore morfo-sintaksore kadariane në gjuhën shqipe.
| Emër | Mbiemër | Folje | Ndajfolje | Parafjalë |
| mbarimin e një fushëtire | doruntina Vranaj | do të përshkoq gjithçka | tha me vete ankueshëm | ku ke qenë ti midis 30 shtatorit dhe 13 tetorit? A? |
| nënkrejsa e bardhë | mjergull kaltëroshe | greminohej | Stresi hutueshëm | |
| boshësi të pashpresë | ditë e mardhur | do të njejësohet me të keqen | mendoi vetëtimthi | |
| shkallinat e fronat | më rrënimtare se një erë e marrë | ngjethet nga të ftohtët | të dyja dolën heshturazi | |
| u dëgjua një zhaurimë | Histori e përzishme | Sytë u përndritën | ta shikonte ngultazi | |
| jehonën e kësaj çarturije | një ndriçim squfuror | ishte ende shurdhëri | ||
| këtë çmeritje | me zë të drithëruar | mendoi ngrirazi | ||
| bujisjen e thashethemeve
|
nusen të bukur e mjegullore | Mos na sill mullarthi
|
||
| për ta shtrirë më larg heshtimin | Pemët lotarake | nuk u pa më asgjëkund | ||
| erdhi zhurmhuri i tij | Binte përzishëm | |||
| ktheu kryet (gegërsiht) | ||||
| në gjoks kishte një athëtirë | ||||
| sa mund ta quash pabesnajë | ||||
| Mbi fushëtirën e madhe | ||||
| largësorët theksonin mbajtjen e besës | ||||
| nëpër terr | ||||
| Shtëpia e një katunthi | ||||
| Të ndaloj thashethemnajën njerëzore | ||||
| Stresi me po atë pangutësi |
Tabela e neologjizmave të Kadares te “Kush e solli Doruntinën”
Pasqyrimi në kategori gramatikore të neologjizmave kadariane
Formim i kategorive gramatikore me prapashtesë –tire: mbarimin e një fushëtire,
Formim i emrave përmes emrit me prapashtesë – si: boshësi të pashpresë, me po atë pangutësi
Formim i kategorive gramatikore me prapashtesën – (ë) ri, zi: ishte ende shurdhëri, të dyja dolën heshturazi, ta shikonte ngultazi, mendoi ngrirazi
Formim i emrave përmes emrit me prapashtesë – inat: shkallinat e fronat
Formim i emrave përmes emrit me prapashtesë – so/r/ t: largësorët
Formim i kategorive gramatikore me prapashtesë –thi: emëri katunthi, ndajfolja mendoi vetëtimthi, mos na sill mullarthi
Formim i kategorive gramatikore–najë: emër Të ndaloj thashethemnajën njerëzore, ndajfolja sa mund ta quash pabesnajë.
Formim i kategorive gramatikore, kryesisht ndajfolje me prapashtesën –shëm: tha me vete ankueshëm, Stresi hutueshëm, binte përzishëm.
Formim i kategorive gramatikore, kryesisht mbiemra me prapashtesën –re, e- : një ndriçim squfuror, nusen të bukur e mjegullore, Ftohjes rrëzëllore
Formim i kategorive gramatikore me prapashtesën-ake: pemët lotarake
Formim i kategorive gramatikore, kryesisht folje me prapashtesën- hej, het : grehimnohej, do të njësohet.
Formim i fjalëve të reja, me rrënjë të re: emra si: si u dëgjua një zhaurimë, jehonën e kësaj çarturije, këtë çmeritje, bujisjen e thashethemeve, në gjoks kishte një athëtirë; folje si: do të përshkoq gjithçka, ngjethet nga të ftohtët, sytë u përndritën; ndajfolje si: nuk u pa më asgjëkund.
Kemi edhe kategori gramatikore të dialektit gegë, të rimarra qëllimisht në vepër, si: emrat (nënkrejsa e bardhë), ktheu kryet; mbiemëri Doruntina Vranaj; parafjala pyetëse A (ku ke qenë ti midis 30 shtatorit dhe 13 tetorit? A”.
Përshtjellimi funksional i përdorimit të tyre
Neologjizmat siç e kemi thënë më sipër janë fjalë të reja, të ardhura në fjalorin e gjuhës shqipe, që në veçanti kanë dy funksione kryesore, esenciale dhe brumësore:
E para është arsye patriotike, e trashëguar që në kohën rilindase, për të spastruar gjuhën shqipe nga çdo fjalë e huaj e panevojshme.
E dyta ka një funksion pasuror. Jo thjesht të pastrojë gjuhën shqipe, por ta pasurojë atë me fjalë, thënie apo shprehje, që burimin e kanë po në gjuhën shqipe.
Nëse shohim neologjizmat e Kadaresë, ato plotësojnë të dyja këto funksione, ai pastron gjuhën shqipe dhe jep një mesazh të koduar përmes historisë së treguar: Mos përdorni fjalë të huaja, pasi shqipja është mjaft e gjerë dhe të ofron mjaft mundësi shprehëse. Gjithashtu këto neologjizma trokëllisin thesarin fjalësor të gjuhës shqipe.
Kadare ka edhe një arsye madhore të përdorimit të neologjizmave, si dhe formimit të tyre “me ndihmën e dialektit gegë”.
Ai formon ndajfolje me prapashtesën gege –shëm, si: ankueshëm, hutueshëm, përzishëm etj. Po ashtu ai formon ndajfolje dhe emra përmes prapashtesës gege– najë: pabesnajë, thashethemnajë.
Kadare ka përdorur edhe fjalë tipike gege, si kryet, mardhur, nënkresa, Vranaj, parashtesën A etj.
Pikërisht kjo është një arsye e tretë po aq madhore sa ato të mësipërmet për të thyer kufirin dhe paragjykimin se gegërishtja është një dialekt i varfër dhe, për këtë arsye, standardja është formuar në bazë të toskërishtes. Ai përmes përdorimeve të tilla njëjtëson gegërishten dhe toskërishten si pjesë e shqipes dhe si domosdoshmëri tingullore dhe gjuhësore për t’u përdorur. Tingëllimi hundor dhe shkronjat e trasha të gegërishtes sjellin në veshin dhe në syrin e lexuesit funksionalitet tingullor-artistik. Konkretisht, Kadare nuk thotë shkallët, por shkallinat, ose ditë e ftohtë, por e mardhur, ose ngjethet nga të ftohtët, për të sjellë te lexuesi shoqërizime gjuhësore-fonetike-artistike për të zhurmuar onomatopeikisht.







