I pasur jam
Më kanë mbetur në shpirt
fjalët e ëmbla të nënës,
si hoje mjalti
dhe këshillat e babës,
si qypa me flori,
vjerrë në tra të kullës
dy-treqind vjeçare.
I pasur jam,
më i pasuri në botë…!
Shpalim
Ligjëron ditë e plakut
alfabetin e rrudhave
në dritë të diellit
shfaqen qartë thinjat
e lexohen puthjet
e lules së rinisë
në fletët e kujtimeve
plot pasione ngjyrash
dhe afsh të blertë
shpalohet e shkuara…
Mbrëmja shkëlqente nga ëndja
E kam parë hijeshinë
e flokëve gojfil
edhe në Berat
edhe në Elbasan
aq herë në Gjakovë
në Tiranë sa herë;
errësira e mbrëmjes
shkëlqente nga ëndja
mjegulla e ditës bënte fir…
Autori






