Press "Enter" to skip to content

Është ora

Është ora kur mes degëve,
cicërima e bilbilit nis dëgjohet.
Është ora kur betimi i dashurisë,
ëmbël vjen me çdo pëshpërimë.
Fllad e puhizë e ujrat pranë,
muzikë në veshin e vetmuar.
Çdo lule tani vesa ka njomur
e në qiell yjet janë tokur.
Të thellën blu tani ka vala,
gjethja një kafe të përartë.
Dhe në qiell e pastra ngjyrë,
errësirë e butë, e pastra errësirë,
që vjen ngadalë kur dita ngryset
dhe muzgu me dritëhënën shkrihet.

Përktheu: Dritan Kiçi

Autori
Lord Bajron
Autori
Dritan Kiçi
Dritan Kiçi

Be First to Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *