Shtëpia e letërsisë shqipe

, ,

Mendime në natën e heshtur

“Mendime në natën e heshtur” është një nga poezitë më të njohura kineze nga Li Bai (701–762). Në pak rreshta, me fjalë të kursyera dhe me një pasion që ngacmon shpirtin e lexuesit, ndez një ndjenjë të fortë nostalgjie dhe malli.

Diç vezëllin pranë shtratit tim;
mos bryma tokën ka mbuluar?
Sytë ngre dhe shikoj hënën.
Var kokën, mendoj shtëpinë,
me mall munduar.

Shqipëroi nga anglishtja Dritan Kiçi

Autori
Li Bai

Mund t’i kombinoni: Kadare poezi, prozë autorë të huaj, Ahmetaj dashuri.