Press "Enter" to skip to content

Aromat

Pse vallë rrëfen poeti
kaq pak nga nuhatja?
Këto janë aromat që fort i dua:

Era e kafesë së sapobluar;
ose budingu i kumbullës, kurorëzuar me mana;
apo qepët e fërguara e të kuqura.

Aroma e tymit të llullës;
era e mollëve, pjekur paq;
dhe boja e shtypit mbi germën e plumbtë.

Pyjet nën dritën e hënës në shtator,
frymëmarrje e ëmbël, që mend e mbaj,
tymin e thëngjillit në zjarr.

Kamfor, rrëshirë dhe çaj,
aroma e bredhit në Krishtlindje.
Këto janë parfumet e magjisë…
Por më kënaq më shumë,
aroma e një anijeje!

Shqipëroi Ornela MUSABELLIU

•••

Kristofer Morli (Christopher Morley) lindi më 5 maj 1890 në Pensilvania. Gazetar, romancier, eseist dhe poet amerikan; autor i më shumë se 100 librave. Vdiq më 28 mars 1957.

Autori
Kristofer Morli
Autori
Ornela Musabelliu
Botuese e Revistës Letrare  

Ornela Musabelliu është shkrimtare dhe botuese e Revistës Letrare.