Fija e flokut tënd,
e lehtë,
e epshme
e derdhur si ujëvara,
e rëndë si pesha e botës,
magjike si Universi
në qenien time…
Zgjata dorën…
E preka – Ndjeva vullkanin që vlon tek ty.
E putha – buzët mu dogjën…
Qe puthja jote që m’i shuajti
e më shkriu me ty.
Fija e flokut tënd më bëhet ëndërr.
Luaj me të,
drithërohem…
Oh!… Dehem me të fuqishëm,
më tepër se me çdo pije.
Ashtu të trullosur shtrihemi,
…Dhe përhumbemi…
Bashkë…
Fija e flokut tënd,…
Gjithnjë zgjas dorën drejt saj…
Autori






Be First to Comment