Rrapëllima e potkonjve dëgjohej shpesh në Gurinë. Pikërisht te Ferkemi i Kalit, aty ku rruga ishte krejt e gurtë, prej se mbahej mend. Ah, sa na trembte kjo rrapëllimë e fortë kur vinte n’zgabim, që ngjante si krismat e breshrit në qelqnajë. Ne ngriheshim në këmbë, vinim duart mbi vetulla…









