Kur gjeta rrëzë pemës luspën, më të madhe se pëllëmba e dorës, dukej sikur një divpeshk ishte kruar kalimthi për pleshta. U rrëqetha nga frika se mund të ishte ndonjë ujk me luspa. Për herë të parë u ndjeva aq keq sa volla gjak në dëborë e pothuajse pësova krizë…









