Kam lindur në një zonë rurale, ku njeriu nuk korr dot sukses, çfarëdo që të bëjë, veçse duke ndjekur rrugën e babait të vet. Unë nuk përngjasoja me tim atë, përveç tipareve të fytyrës, gjerësisë së shputave të këmbëve dhe qerosës që i kishte pushtuar gjithë kokën. E doja shumë…








