Ti ike udhës së pafundme Ku zverdhin drurët gjetherënës Mbi gjokse pellgjesh tani tundet I arti medalion i hënës. Lejlekët ikën. Fill pas teje Si stof i keq u zbeh blerimi Dhe ngjajnë toka, pylli, reja, Me negativin e një filmi. Tani në fusha shkoj menduar Ku nis të fryjë…

