Vjeshta te porta. Lyen me të verdhë rrahjet e zemrës e rreh të vizatojë nji harmoni të re me hapat e tu që ikin asfaltit dhe vetmisë që nxin. Uturin nji makinë dhe fshin kalimin tand në kujtesë. Vetëm nji çast. Vdes katër hapa larg vështrimi në sfondin e zhgarravitun…









