Chateao de Lavigny Shi jargavani bie në Chateao de Lavigny cepit të syrit pikëlon një dritëz misteri si në shtegth ëndrrash retë fryhen në qiell e shprazen mes gjinjve mbi krenat e thithkave dëshirat mbi buzë m’i nuhat veç gjuhë e gjethes unë mekem në ofshama pazane… mbi sythin gjallues…









