Dy vjet e priste ajo, me shpirtin ndër dhëmbë,
siç thonë,
dhe ai erdhi një ditë, fillim pranvere, si të mos
kish ndodhur asgjë.
Kjo gjë e vrau tërësisht. Ai nuk e kuptoi
që ndodhej e vdekur kundruall, me sfond
një dritare të hapur e të shndritshme, në formë katrore.
E vështronte me vetëbesim erotik,
me të lehtën, thuajse profesionale, dëshirë
të stërvitur. Vështrimi i tij,
ngrohtësisht i akullt, shponte një plagë të vjetër nën narkozë brenda
kockave të saj.
Dhe ishte një skenë çuditërisht e bukur, sikur dikush
të kish vdekur në heshtje mbi karrigen e dentistit
dhe mjeku qetësisht të vazhdonte t’i mbushte një dhëmb
teksa dielli i qershorit rrëzëllente mbi lëkurën e kafenjtë të karriges.
Përktheu nga origjinali: Eleana ZHAKO









