Shumë shpesh e mendoj këtë, pyes e ripyes veten. E përreth meje heshtja sa vjen e fryhet prej papërgjigjeve… E stërmuduar mbetem të kuptoj ç’po ndodh. Dhe mendja më shkon tek ty.
Sot , po, po sot e di se ç’kam…
Më duket se përgjigjet i marr nga dyer që hap e mbyll edhe pa shkak, zhurmë brenda meje në gjithë përgjegjshmërinë time, orare treni e autobuzi që më presin të leviz.
Pastaj… meraku i përgatitjes së vakteve të të ngrënit, faturat e papaguara të energjisë, ujësjellësit, telefonit, internetit. Hapa të nxituar, që shkruajnë mbi dysheme intinerarin e lëvizjeve, zënka e grindje pa shkak me këdo.
Shkaku je ti!
Më duket që je aty e duart e tua shtrëngoj. Ndjehem “mëkatare”?
Jo, jo, s’ka pse.
Diku telefonata e harruar për nënën, një mesazh harruar pa kthyer diku, kopsa për t’u qepur në këmishën blu që do vesh nesër. Oh, sa gjëra kanë mbetur për t’u bërë, aq sa trishtëm se nuk do t’i bëj dot.
Pastaj kujtohem për planet e një jave pushim me njerëz që mund të iki. Por pa ty! Si pa ty? Si mund të ndodhë të pushoj pa ty?!
Dhe prapë më vjen të them:
Shkaku je ti!
Madje… kujtohëm për takimin me mjekun dhe prapë psherëtij me një “oh” të zbehtë.
Dhe përsëri s’di si të ndihem kur kujtoj se mbrëmë teksa flisja me ty në telefonin e lënë mbi banakun e gatimit me zë të lartë, u dogj ajo çka po gatuaja. Aty isha… aty isha kur më the:
– Ndjema dorën mbi tënden te luga që përzjen.
Dhe mua m’u mpi… nuk e lëvizja dot më atë dorë si pak më parë.
Ti qeshje si nga inati im dhe më thoshe ta hidhja atë gatim, se nesër do drekonim bashkë.
Pastaj një pirg i madh me rroba për t’u hekurosur. Dhe hekuri që nuk punon. E di ti që duhet vënë në prizë ai? Ah…
Dhe shkak je ti.
Ende nuk kam mbledhur rrobat e thara e të ndej të nxjerrat nga makina larëse. Më huton me gjithë ç’thua!
Po ti ke qetesi rreth teje?
Po si mund të ndodhë kështu?
E ndjej në qetësi frymën tënde, e ndjej dhe hesht. T’i ndjej buzët nën flokë te veshi. Më duket se kam ftohtë, sepse… sepse trupi më mbushet me mornica dhe ndjej dridhje.
Nesër… njësoj si përditë do dëgjohen zhurmat e dyerve që mbyllen, kërcitja e çelësit, dhoma e trishtë bosh mbetur në pritje zërash të bukur, hapa të rënduar mes njerëzish që nxitojnë. Transporti urban që gjarpëron rrugëve.
Lëngu i tejdukshëm që vesh sytë e mi për puthjet e munguara, netët e pajetuara të dashurisë që ikin një nga një, duart grusht me atë lloj ngërçi sikur duan të shtrydhin të shkuarën.
Kohë që ka humbur kuptimin e masës, pa orar.
Teksa nisem per te ikur,ndjej plakjen e syve,zemer boshatisur e shpirt i lodhur.
Kjo ndodh… që sot, nesër, pasnesër, përtej kohës që di ta numëroj ironikisht.
Brenda vetes ndiej ndërgjegje që vret për të tëra herët kur kam refuzuar të ndihem mirë, kur e kam shtyrë lumturinë si të jetë sëmundje…
Pendesë?
Jo, jo!
Shkaktar je ti, që ma sjell këtë gjendje sa të bukur aq edhe të dhimbshme!
(Letër e pa ardhur)
07.07.’18







Dua vetëm të shfrytëzoj një mundësi tjetër për të dëshmuar atë që ka bërë për mua magjistari i vërtetë Voodoo Lord. Kur e kontaktova për herë të parë, ai më ndihmoi të rivendosja paqen, dashurinë dhe lumturinë në martesën time duke më lënë shtatzënë dhe burri im ndaloi së tradhtuari dhe filloi të sillej me përgjegjësi. Dhe tani ai sapo i ka bërë burrit tim të marrë ngritjen në detyrë në punë që i kishte shumë kohë që e meritonte, së bashku me përfitime të tjera. Tani ka një nivel tjetër lumturie në familjen time falë këtij magjistari të shkëlqyer, të fuqishëm dhe efektiv. Kontaktoni atë tani dhe kërkoni ndihmën e tij në detajet e tij të kontaktit [email protected], gjithashtu mund të përdorni whatsapp +234 8097014925… Ai mund të bëjë mrekulli, ai ka bërë mrekulli për mua për herë të dytë.