Ti qave dhe me the me zë te ulët
Se unë të trajtoja si prostitutë.
Atherë lotëve të tu s’ua vura veshin
Të desha, pa ditur se të desha.
Veç një mëngjes të beftë kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazët m’u duk,
Atherë kuptova ç’kisha humbur,
Ç’kisha fituar kuptova gjithashtu.
Me rrezellinte si smerald mërzitja,
Dhe lumturia ngrysej si një muzg me re…
Nuk dija kë të zgjidhja nga të dyja
Sepse seicila m’e bukur se tjetra qe.
Se ish i tillë ky koleksion bizhush
Që dritë e terr lëshonte njëkohësisht,
Që njëqindfish etjen për jetën shtonte,
Por dhe që vdekjen ndillte njëqindfish.
Autori
Be First to Comment